Protesta e sotme para Kryeministrisë ka pasur një ndryshim nga rutina dhe shkak ishte një banderolë me përmasa gjigande e shpalosur në faqen ballore të Politeknikut në Tiranë.
“Ju erdhi fundi” ishte shkruar me shkronja kapitale në banderolën me përmasa të mëdha, e cila nuk qëndroi për shumë gjatë e varur pasi sipas organizatorëve të protestës, policia ua hoqi nga duart studentëve që po e mbanin në ballkon.
Në shenjë revolte u ndezën edhe flakadanë.
Kjo situatë ndau tumën e protestuesve para Kryeministrisë. Disa prej tyre vazhduan të qëndrojnë aty, ndërsa të tjerët marshuan me nxitim te Politekniku, në mbështetje të studentëve.
Protestuesit u futën në ambientet e Politeknikut.