Kryeministri Edi Rama ka publikuar një foto të njërit prej 13 nismëtarëve që firmosën letrën drejtuar ambasadave lidhur me 5 kërkesat e tyre për qeverinë, i cili është edhe hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë. Rama ka ndarë ‘skedën’, sipas së cilës personi figuron me precedentë penalë për dhunë, vjedhje energjie, kanosje etj.
Edhe pse kryeministri nuk e ka zbuluar identitetin e tij, bëhet fjalë për shtetasin Edviol Kulluri nga Dukati i Vlorës. Kulluri është hartuesi i platformës dixhitale për ‘Kuvend Kombëtar’ me 150 anëtarë. Krah tij, parashtrohet ideja për një tjetër Kuvend më të zgjeruar së bashku me diasporën që do të numërojë rreth 300 anëtarë. Kriteret e përzgjedhjes janë ende të paqarta ndërsa një prej kushteve është pranimi parimisht i formimit të Shqipërisë etnike.
Postimi i Ramës
“Njihuni me kontributin mbresëlënës për atdheun të njërit prej 13 flamurtarëve firmëtarë të protestës së bulevardit, ku sorrat dhe korbat i kanë marrë përfundimisht peng flamingot, nën maskën e “Shqipërisë së Re”:
I proceduar: