Plani i protestës për Kuvend Kombëtar që rrëzon shtetin, ‘zanafilla’ në Dukat! Propozuesi i ‘fiksuar’ pas kuvendeve, protestonte në 2025-n pro ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës

Aktualitet

Publikuar: 29/06/2026

Plani i protestës për Kuvend Kombëtar që rrëzon shtetin, ‘zanafilla’ në Dukat! Propozuesi i ‘fiksuar’ pas kuvendeve, protestonte në 2025-n pro ndërtimeve pa leje në bregdetin e Vlorës

Platforma e fundit politike për protestën e vazhdueshme në Tiranë, ka autorësinë e një prej koordinatorëve, Edviol Kulluri. Ai thotë se ka mbështetjen e të gjithëve për Kuvendin Kombëtar që zhbën çdo institucion, por idea e Kuvendit Qytetar duket që është një fiksimi i tij, pasi 16 vite më parë ai ka themeluar një tjetër Kuvend, atë të Dukatit, atëherë për të mbrojtur ndërtimet e paligjshme në bregdetin e Jugut nga prishje e IMT duke u përplasur edhe më policinë.  Kryeministri Rama zbuloi një skedë të zezë të tij me drejtësinë, i hetuar 8 herë në 8 vite, nga rrahje, kërcënime, dhunë në familje e vjedhje energjie.

Kjo deklaratë të shtunën nga protesta e 28-ë para kryeministrisë, nuk është e rastësishme. Djali që e artikulon atë dhe që thotë se ka mbështetjen e grupit që drejton protestën, është një nga nismëtarët. Edviol Kulluri i cili e ka zgjeruar edhe më shumë në rrjetet sociale,platformën e radhës politike për protestën,përmes së cilës synohet të përmbyset jo vetëm qeveria e establishmenti politik, por edhe rendi kushtetues në vend.

Por Edviol Kulluri e ka të gjatë historikun me “Kuvende”. Ai rezulton të jetë lideri dhe themelues edhe të një tjetër Kuvendi Qytetar, iduar në qershorin e vitit 2010. Bëhet fjalë për Kuvendin Komunitar të Krahinës Dukat Tragjas Radhimë Orikum. Në Facebook thuhet se ky Kuvend është institucion i demokracisë direkte, i themeluar 16 vite më parë, 19 qershorin 2010 nga “Udhëheqësi Shoqërizhvillues Themeltar Edviol Kryendrituri (Kulluri) me pjesëmarrjen dhe vendimin e 800 burrave dukatas” 

Screenshot

Fillimisht ishte si Kuvendi i Dukatit dhe më pas u bë krahinor duke qenë se u shtuan edhe 3 fshatra të tjerë. Arsyeja e zgjerimit ishte kundërshtimi i fortë i një aksioni të IKMT për prishjen e ndërtimeve pa leje dhe kioskave të tyre në bregdetin e Radhimës dhe Orikumit. Por të njëjtët që pak muaj më parë mbronin ndërtimet pa leje në bregdet tashmë kanë marrë rol të rëndësishëm në ‘Revolucionin e Flamingove’ që nuk do ndërtim në Zvërnec.

Roli kryesor i tyre edhe në protestat e këtij qershori para Kryeministrisë konfirmohet vetë në faqen në Facebook të Kuvendit Komunitar të Krahinës Dukat Tragjas Radhimë Orikum, që më datë 3 qershor, vetëm 4 ditë pas nisjes së protestave në Tiranë, shkruhet se djemtë e këtij Kuvendi kanë luajtur dhe luajnë një rol të rëndësishëm si organizatorë e pjesëmarrës në frontin e parë në Tiranë, sipas tyre për ndryshimin e sistemit politik të kalbur 80 vjeçar. 

Screenshot

Ndërsa vetë Edviol Kulluri ka folur që në protestën e parë në Bulevardin Dëshmorët e Kombit më 1 qershor, e deri më 27 qershor kur tha se tashmë ka mbështetjen për platformën e tij, për Kuvendin e dytë të tij, atë Kombëtar që do të rrëzojë sistemin politik në vend.

Ndërkohë që paraqitja e kësaj platforme nga ky i ri me origjinë nga Dukati i Vlorës, tërhoqi vëmendjen e kryeministrit Edi Rama, i cili në fakt, zgjodhi të shpërfillë planin e protestës, dhe të flasë për nismëtarin që e ka shpalosur atë. Duke publikuar një foto të Edviol Kullurit në rrjetin social, Rama thotë se ai është i hetuar për një sërë veprash penale, nga 2014 deri në 2022-shin. Janë pikërisht këta personazhe që sipas tij po e përdorin protestën.

/Shqiptarja.com