Mund të numërohen me gishtat e dorës, vetëm 5 tubues kalojnë natën te kryeministria pas protestës

Aktualitet

Publikuar: 25/06/2026

Mund të numërohen me gishtat e dorës, vetëm 5 tubues kalojnë natën te kryeministria pas protestës

Vetëm një grup i vogël protestuesish e kanë gdhirë natën te kryeministria pas protestës të një dite më parë, aq sa mund t’i numërosh me gishtat e njërës dorë sepse janë vetëm 5.

Të ulur në karriget metalike ku kanë vendosur edhe flamurin kuqezi, ata janë pozicionuar te pemët pranë godinës së qeverisë, pa bllokuar qarkullimin e automjeteve në bulevard.

Edhe mbrëmjen e shkuar u bë thirrje për të vijuar me qëndrimin poshtë zyrës së kryeministrit gjatë natës.

Në ditën e 25-të, pjesëmarrja në protestë u dallua të ishte dukshëm më e ulët se në herët e tjera.

Organizatorët arritën deri në kërcënime se do të bllokojnë institucionet.

/shqiptarja.com