Protestës për rrëzimin e qeverisë Rama në Tiranë i është bashkuar edhe Ikballe Berisha Huditi, një grua mbështetëse e regjimit kriminal të Iranit dhe e njohur për deklarata kontroverse dhe të prapranueshme për një shoqëri demokratike. Ikballe Huditi deklaroi kohë më parë në një studio televizive se i kishte gjetur bashkëshortit të saj dy gra, madje njëra prej tyre ishte shoqe e saj. Sipas saj, është normale që burri të ketë disa gra në të njëjtën kohë.
“Unë burrit tim, i kam ispatë (dëshmitare), dy gra janë, njëra është doktoreshë në Gjakovë dhe një tjetër ekonomiste e ndarë me një fëmijë…Unë e kam leju, sepse kam shkuar për dy muaj për ngritje intelektuale dhe unë e di që nëse burri i im shkon me një grua, pa niqah, pa kurorë, pa dhuratë të martesës, ai kishte me e dëmtua edhe atë grua, shpirtërisht, fizikisht, moralisht…“, ka thënë ajo.

Në njërën prej martesave të përkohshme që partneri i Ikballes ka bërë, kandidatja ka qenë një pëlqim i tij përpara martesës me të. “Ka pasur simpati për atë grua përpara martesës me mua dhe unë ia bëra një dhuratë. I dhurova burrit grua të përkohshme. Për një periudhë iu përkushtova islamit dhe që burri të mos i mungonte asgjë i dhash grua tjetër. Martesat e përkohshme janë të lejueshme në islam”, tha ajo.
Përveç disa statuseve mbështesë për protestën, ajo më 15 qershor ka marrë pjesë edhe fizikisht. Në profilin e saj në Facebook, ka postuar një video mbi 10 minuta që tregon për pjesëmarrjen e saj në këtë protestë.

Ndërsa, një postim tjetër ajo ka postuar një video që protestën e Tiranës e krahason me protestat në Irak.

Ikballe Berisha-Huduti është ndër personat e rrallë që kishte fotografi me ish-presidentin e Iranit, Mahmoud Ahmadinejad. Ajo vazhdimisht ka shprehur qëndrime të ashpër edhe ndaj ShBA-së. Kur forcat amerikane e kishin vrarë gjeneralit iranian, Qasim Soleimani, ajo i kishte quajtuar ShBA-të shtet kriminel.
