Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Aktualitet

Publikuar: 24/06/2026

Reforma Territoriale/ Komisioni thërret Veliajn në dëgjesë më 30 qershor! Pritet vendimi i SPAK për pjesëmarrjen e tij

Komisioni i Reformës Territoriale kërkon Erion Veliaj, kryebashkiakun e rikthyer në detyrë nga Gjykata Kushtetuse, për dëgjesë lidhur me diskutimet që po zhvillohen për reformën e re.

“Kërkesat zyrtare për bashkinë e Tiranës dhe për të gjitha bashkitë e qarkut i kanë shkuar. Unë i qëndrojë asaj që kam thënë; ne kemi caktuar një standard, ne nuk kemi dëgjuar nënkryetarët, edhe kur kanë qenë të deleguar me porosi dhe mendoj që, ne ftesën ia cojmë insitucionit (bashkise se tirane) dhe insitucioni do të marrë masat përkatëse nga personi që ka tagrin për të qenë kryetar i zgjedhur i secilit qytet dhe bashki, ky është poziucioni që ne kemi çuar, kemi çuar kërkesën në mënyrë specifike”

Dëgjesa për Tiranën, bashkinë më të madhe, është caktuar të bëhet më datën 30, të martën e javës tjetër.

Por shkresa e Komisionit duhet të marrë një përgjigje nga Bashkia e Tiranës. Për Erion Veliajn duhet të shprehen edhe institucione të tjera, si SPAK-u, për të vendosur nëse ai do të mund të dalë nga paraburgimi për të ardhur në Kuvend, ashtu siç kanë bërë një pjesë e madhe e kryetarëve të bashkive në vend, të cilët kanë dhënë vlerësimet e tyre dhe kanë paraqitur kërkesa në lidhje me reformën që pritet të ndërmerret.