Një protestues gjatë fjalës së tij para tubimit para Kryeministrisë rilexoi sërish kërkesat, të cilat u lexuan dy ditë më parë nga Dritan Goxhaj.
Më tej protestuesi kërcënoi se qytetarët do të bllokojnë institucionet, në rast se zyrtarët sipas tij të korruptuar, do i uzurpojnë ata me dhunë.
“Shqiptarët nuk do tolerojnë më këta të njerëz të korruptuar që kanë zënë vend dhe nuk shkulen nga karriget e institucioneve shqiptare. Përshkallëzimi do shkojë deri në bllokimin e institucioneve, nëse këta zyrtarë të korruptuar do i uzurpojnë ato me dhunë”, u shpreh protestuesi.
Kërkesat kryesore të rilexuara sot në shesh nga protestuesi:
Dorëheqja e menjëhershme e kryeministrit Edi Rama dhe qeverisë.
Krijimi i një qeverie teknike me një mandat të qartë 12-mujor.
Ndryshime rrënjësore kushtetuese dhe ligjore me referendum, ku përfshihen:
Reformimi i plotë i Kodit Zgjedhor;
Rregulla të reja e të rrepta për financimin e partive politike;
Kufizimi i mandatit të kryeministrit në maksimum vetëm dy mandate.
Anulimi urgjent i politikave dhe ligjeve që dëmtojnë interesin publik, konkretisht:
Ligji për Zonat e Mbrojtura;
Ligji për Trashëgiminë Kulturore;
E ashtuquajtura “Paketa e Maleve”;
Ligji për Statusin e Investitorëve Strategjikë.
Hartimi i një kontrate të re sociale mes qeverisë dhe qytetarëve shqiptarë.