Flet Bardhyl Mahmuti, një nga drejtuesit e kupolës politike të UÇK-së: Faqeziu Dritan Goxhaj nuk përfaqëson UÇK-në

Aktualitet

Publikuar: 23/06/2026

Flet Bardhyl Mahmuti, një nga drejtuesit e kupolës politike të UÇK-së: Faqeziu Dritan Goxhaj nuk përfaqëson UÇK-në

Në rastin e njërit nga aktet më të shëmtuara që ndodhi dy ditë më parë, ku një “lavire e maskuar politike” hoqi flamurit hebre në ambasadën e Izraelit në Tiranë, në ditën e 22-të  “grupi koordinues i protestës” nxorën faqen e zezë, duke autorizuar Dritan Goxhajn të bëhet zëdhënës i tij.
Sado legjitime të jetë shprehja e pakënaqësive nga ana e qytetarëve në Republikën e Shqipërisë, përzgjedhja e një shpirti mercenar për të qenë zëdhënës i protestës është domethënëse për natyrën e “Shqipërisë së re” që e dëshiron “grupi koordinues i protestave”.
Duke parë manipulimet për “pjesëmarrjen e Goxhajve në luftën çlirimtare të Kosovës”, më është dashur të bëj disa reagime publike në cilësinë e njërit nga 6 përfaqësuesit politikë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës kundër mercenarëve dhe matrapazëve të tillë.Të interesuarit për përmbajtjen e këtyre shkrimeve mund t’i gjejnë në internet

https://nacionale.com/opinion/mercenari-dilaver-goxhaj-perhap-sajesat-e-sherbimit-sekret-te-serbise