Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

Aktualitet

Publikuar: 22/06/2026

Skadon ultimatumi i dorëheqjes / Avokati i Berishës: Nga sot s’ka më paqe. Çim Peka: Gati për përballje fizike, këtë mund t’a bëjmë vetëm ne që kemi 15 vite që lutojmë me Ramën

Ka skaduar që dje afati ultimativ prej 24 orësh që përfaqësues të Revolucionit të Flamingove i dhanë kryeministrit Edi Rama për të dhënë dorëheqjen. Rama duket se jo vetëm që nuk ka ndërmend të japë dorëheqjen, por ditën e djeshme ka nisur të ironizojë blogeret e revolucionit. Në këto kushte, avokati i Sali Berishës, Genci Gjokutaj, thotë se nga nesër (sot) nuk do ketë më paqe, duke nënkuptuar se Rama do rrëzohet me forcë. Por duke patur frikë nga një procedim i mundshëm penal, Gjokutaj thekson se nuk do ketë as dhunë.

Ndërkaq, gazetari pranë Familjes Berisha, Çim Peka shkruan se Edi Rama nuk ikën paqësisht. Peka thotë se protestuesit e revolucionit nuk mund të përballen fizikisht me Ramën, por vetëm demokratët, të cilët sipas tij ka 15 vite që luftojnë me Edi Ramën. Peka ngre dyshime të forta për rol të dyfishtë të Irfan Hysenbelliut në raport me protestën, ndërsa bën thirrje që të ndiqet vetëm Syri Tv si televizion i besueshëm.