Një zhvillim i pazakontë ka ‘tronditur’ botën e medias dhe politikës në Tiranë. Në kulmin e ‘Revolicionit të flamingove’, eksponentja e PD-së, Ilirjana Kucana, pas ambicies për t’u bërë anëtare e Kryesisë së PD-së, duket se ka nisur të ndihet shumë lart sa i takon nivelit intelektual dhe rrjedhimisht më e rëndësishme politikisht.
Zonja Kuçana ka vendosur të heqë nga instagrami gazetarë dhe politikanë, të cilët ajo i konsideron se nuk janë në nivelin e saj. Bëhet fjalë për profesionistë të nderuar të gazetarisë si Shpend Gashi, Marsela Karapanço, Arbër Hitaj, Ermal Qori, Andrea Danglli etj.
Në kuadër të fushatës për të nxjerrë në pah nivelin e lartë intelektual dhe politik, Ilirjana Kucana ka hequr nga instagrami edhe shokët e partisë së saj si Besart Xhaferajt dhe Elda Hotin. Dorës së spastrimeve të Kucanës nuk i ka shpëtuar as instruktorja e fitnesit Dorina Mema.