Ted Kopliku: Në protestë ka demokratë, por edhe njerëz që xhiron e Liqenit e kanë transferuar në bulevard

Politikë

Publikuar: 18/06/2026

Ted Kopliku: Në protestë ka demokratë, por edhe njerëz që xhiron e Liqenit e kanë transferuar në bulevard

Drejtuesi i programit Brain Gain në PD, Ted Kopliku, ka komentuar protestat qytetare, duke thënë se pjesëmarrësit përfaqësojnë kategori të ndryshme dhe se pakënaqësia e tyre nuk është rezultat i një “zgjimi të papritur” të shoqërisë shqiptare.

I ftuar në emisionin “Off the Record” në A2CNN, Kopliku u shpreh se Partia Demokratike ka pasur rol në denoncimin e problematikave dhe në ndërgjegjësimin e qytetarëve, ndërsa në pjesën e fundit të deklaratës së tij përshkroi përbërjen e protestuesve me terma të ndryshëm.

“Aty në protestë ka njerëz të pakënaqur, të frustruar, qorista, lapista, shehista, patjetër edhe demokratë, dhe disa njerëz që xhiron e liqenit e kanë transferuar në bulevard”, tha Kopliku.

Sipas tij, protestat e mëparshme të Partisë Demokratike kanë pasur pjesëmarrje të konsiderueshme dhe pakënaqësia e shfaqur sot në rrugë është ndërtuar mbi denoncimet dhe qëndrimet e mbajtura prej vitesh nga opozita.