“Nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha,” Bido: Jam kundër protestës, duhet të merremi me shqetësimet e qytetarëve

Politikë

Publikuar: 18/06/2026

“Nuk kam skelete në dollap si Sali Berisha,” Bido: Jam kundër protestës, duhet të merremi me shqetësimet e qytetarëve

Deputeti i PS Ardit Bido deklaroi se akuzat e Berishës ndaj tij janë të pabazuara dhe se “nuk ka ku ta kapin”, duke theksuar se i është përgjigjur të gjitha pretendimeve. Për protestën, ai u shpreh se ajo përmban shqetësime reale të qytetarëve dhe duhet të merret seriozisht, por sipas tij duhet të distancohet nga interesat dhe figurat politike, duke u fokusuar te kërkesat e brezit të ri dhe ndryshimet në sistem.

“Fshihet pas deklarate të veta. Sot Berisha është në fazën e një mzokizmi politik dhe del në mbrojtje të shprehjeve ‘Berisha në burg’. Unë jam shprehur kundër protestës që ditën e parë. Ne kemi sot një aleancë mes Berishës dhe Fredi Belerit e Vangjel Dules. Deklarojnë për një dokument që është mikrofilmuar nga viti 2001. Në kohën që ishte kryeministër Ilir Meta, e kam falsifikuar unë një dokument nga viti 2001? S’kanë ku të më kapin. Unë skam skelete në dollap, jo më Berisha që ka shumë, jo më Beleri që ka shumë lekë në dollap, por askush s’ka ku të më kapë.

Unë shoh një grup të madh energjik e kreativ i cili ka shqetësime reale që këto shqetësime, ne duhet të reflektojmë. Nëse unë sot besoj që kemi nevojë për ndryshim të emrave të veçantë, atëherë unë s’do thoja asnjë fjalë të mirë për këtë protestë. Ndryshimi i klasës politike domethënë ndryshim emrash. Atëherë kjo është një protestë, zbrit ti nga kali të hipi unë në kalë. Sistemi që ne kemi është demokraci liberale. Sistemi zgjedhor është tjetër gjë, hajde ta diskutojmë, nëse s’vogëlohet protesta në sloganizma, atëherë nuk është protestë. Nëse e shohim si elitë intelektuale që të marrim shqetësimet dhe t’i artikulojmë me një brez që ndihet shpesh herë i papërfaqësuar, atë jemi duke bërë atë që duhet. Të bëhet kjo duhet të pastrohet kjo protestë nga këto kalbësira politike që janë kundër interesit kombëtar”, tha Bido.