Neomalësorja bëhet pishman që mbrojti aksionin e qeverisë për shembjet në Theth: Kërkoj falje, tash do ju përfaqësoj si duhet

Aktualitet

Publikuar: 18/06/2026

Neomalësorja bëhet pishman që mbrojti aksionin e qeverisë për shembjet në Theth: Kërkoj falje, tash do ju përfaqësoj si duhet

Pas largimit nga Partia Socialiste dhe daljes si deputete e pavarur, Marjana Koçeku është bërë pishman edhe për mbrojtjen publike që i bëri aksionit të qeverisë për prishjen e ndërtimeve pa leje në Theth.

Asokohe ajo doli në krah të PS dhe u përball me kritika nga qytetarët se përse nuk i mbrojti përballë fadromave të qeverisë që prishi ndërtimet pa leje. Por, sot, në një postim në rrjetet sociale, ajo tregon se ky aksion ishte një nga krisjet me PS.

Koçeku u kërkoi falje banorëve të Thethit, ndërsa u premton se nga sot do t’i përfaqësojë si duhet.

I kërkoj falje prej zemre Thethit. Ajo ngjarje ka kenë ndër goditjet ma të mëdha emocionale që kam marrë n’jetën teme. Unë nuk kjaj, por njato ditë kam kja ma shumë se kur m’ka vdekë baba. Betohem në 7 shenjtorët që besoj ma shumë se tash kam me ju përfaqësue si duhet.  S’ka me i fye kush ma ato male siç i kanë fye”, shkruan Koçeku.