Deputetët e PD sërish ‘gardh’ te foltorja pas pushimit, nuk lejojnë të marrë fjalën ministri

Politikë

Publikuar: 18/06/2026

Deputetët e PD sërish ‘gardh’ te foltorja pas pushimit, nuk lejojnë të marrë fjalën ministri

Sapo u rikthyen punimet pas një ore pushim, deputetët e PD-së sërish janë bërë gardh para foltores, duke bllokuar seancën dhe duke mos lejuar që të mbajë fjalën ministri Ferit Hoxha.

Paraditen e sotme, opozita ka kërkuar përfshirjen në rend të ditës të disa projektligjeve që ka propozuar dhe që janë në thelb kërkesat e protestuesve për shfuqizimin e ligjit të zonave të mbrojtura.

Shumica e rrëzoi kërkesën për ndryshimin e rendit të ditës dhe kryetari i PD-së, Sali Berisha u përfshi në disa replika të ashpra me kreun e grupit të PS-së, Taulant Balla.

Deputetët e opozitës i kërkuan kryetarit të Kuvendit, Niko Peleshi që të lejonte vijimin e replikave dhe përgjigjet e Berishës ndaj Ballës, por kreu i Kuvendit nuk pranoi, ccka ccoi në bllokimin e foltores nga pakica.

Peleshi e pezulloi disa herë seancës parlamentare duke tentuar të qetësojë situatën dhe vijimin me rendin e ditës ku është parashikuar informim mbi konkluzionet e Konferencës së 8-të Ndërqeveritare Shqipëri – Bashkimi Europian, nga ministri i Jashtëm, Ferit Hoxha.