Influencerja Dea Vieri, e cila kohë më parë tha se i duheshin 20 mijë euro në muaj për koston e jetesës, i është bashkuar të ashtuquajturit ‘Revevolucion i flamingove’. Në ditët e fundit të protestës, Dea Vieri ka vendosur të shpallë Edi Ramën armik deri më vdekje.

Ashtu si shumë influencere dhe blogere të tjera, Dea Vieri nuk i paguan asnjë taksë shtetit shqipëtar. Kohë më parë, ajo tha se i duheshin 20 mijë euro në muaj. “Për momentin dua 20 mijë euro në muaj. Jo se do isha e lumtur, por do më jepnin një lloj rehatie në trurin tim. Paguaj shtëpinë, paguaj këtë, paguaj atë… Nuk i marr, jam larg asaj.”

Ndërkaq, influencierja tjetër Rizarta Hoxha ka mësuar më në fund emrin e Presidentit të Republikës, Bajram Begaj. Deri disa ditë më parë, Rizarta Hoxha, mbështetëse e protestës, e dinte se president është Ilir Meta. Znj. Hoxha ka bërë kërkime duke zbuluar se president është Bajram Begaj.
Influencierja Rizarta Hoxha është shfaqur edhe duke lexuar libra. Ndryshe nga Ilir Meta dhe Luana Vjollca, znj. Hoxha është kujdesur që të shfaqet duke e lexuar librin nga lart poshtë dhe jo nga poshtë lart.

Librave me kokë u ka hyrë këto ditë edhe influencierja tjetër Dea Mishel, ku ka dalë në përfundimin se është budallaqe dhe se nuk kupton. Dea Mishel i ka drejtuar disa pyetje kryeministrit Edi Rama, ndërsa pyet publikun nëse ajo që thotë ka apo nuk ka vlerë.
Kur ishte në BBV, Dea Mishel mbajti një fjalim për të ndjerin Pal Koka, roja i sigurisë që u vra gjatë sulmit me armë drejt Top Channel. Por, në vend që të thoshte ‘shprehim ngushëllimet’, Dea Mishel tha ‘i urojmë ngushëllime’ familjes. Më herët, në një sfidë, ajo tha se ka dalë me rezultate të shkëlqyera në shkollë, por bëri gabimin e rëndë me ditëlindjen e Skënderbeut, që sipas saj lindi në 1956 kur në fakt, heroi ynë kombëtar, ka lindur në 1405.