Pasi opozita bllokoi për 4 orë foltoren e Kuvendit, deputetët u mblodhën pasdite për të votuar rendin e ditës. Në sallë erdhi edhe kryeministri Edi Rama, për të votuar amnistinë penale, e cila kaloi me 84 vota pro.
Opozita e cila nuk lejoi zhvillimin normal të seancës, nuk është e pranishme në Kuvend. Deputeti Agron Shehaj u përjashtua pasi po pengonte procesin e votimit, me thirrjet Rama jep dorëheqjen.
/shqiptarja.com