Protesta / Ambientalisti Sazan Guri: Do rrok armën (video)

Aktualitet

Publikuar: 15/06/2026

Protesta / Ambientalisti Sazan Guri: Do rrok armën (video)

Ambientalisti Sazan Guri, një prej mbështetësve të protestës kundër qeverisë dhe klasës politike, ka bërë një deklaratë luftarake dhe me natyrë penale. Guri tha se është i gatshëm të rrokë armën dhe të luftojë për rrëzimin e qeverisë.

Sazan Guri rezulton pjesë e një grupi personazh që mbështesin nismën për atë që promovohet si “Shqipëria e Re”. Në një dokument të shpërndarë publikisht, nënshkruesit kërkojnë dorëheqjen e menjëhershme të qeverisë, ngritjen e një qeverie tranzitore dhe organizimin e zgjedhjeve të parakohshme, duke e cilësuar lëvizjen si një “revolucion paqësor” kundër klasës politike të 35 viteve të fundit.

.

Ndërkaq, në protestën e djeshme, një nga organizatorët e protestës Arben Kola bëri thirrje për të rrethuar SPAK-un dhe për të bllokuar në godinë prokurorët e posaçëm. Sipas tij, SPAK-u duhet të rrethohet deri kur të arrestojë të gjithë politikanët.