Gjendet i pajetë në banesë 25 vjeçari në Astir, dyshimet e para

Aktualitet

Publikuar: 14/06/2026

Gjendet i pajetë në banesë 25 vjeçari në Astir, dyshimet e para

Një 25-vjeçar është gjetur pa shenja jete në banesën e tij në zonën e Astirit në Tiranë.

Sipas policisë, ngjarja është konstatuar më datë 14 qershor 2026, rreth orës 04:35, në ambientet e banesës së shtetasit E. K.

Nga këqyrja paraprake e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune, ndërsa dyshohet paraprakisht për vdekje natyrale.

Grupi hetimor, në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijon punën për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit.