Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Ekonomi

Publikuar: 13/06/2026

Bordi ndryshon çmimin e karburanteve, ja me sa do të shiten nafta dhe benzina

Bordi i Transparencës ka publikuar këtë të shtunë çmimet e reja të shitjes së karburanteve në vend, teksa çmimi i naftës është ulur me 6 lekë.

Sipas vendimit të miratuar në mbledhjen e zhvilluar gjatë ditës së sotme, çmimi i shitjes së naftës është përcaktuar jo më shumë se 183 lekë për litër.

Ndërkohë, për benzinën, Bordi ka vendosur që çmimi maksimal i shitjes me pakicë të jetë 170 lekë për litër.

Sipas vendimit, çmimet e reja do të hyjnë në fuqi në orën 14:00 të datës 13 qershor 2026 dhe do të mbeten në fuqi deri në vendimmarrjen e radhës.