PS feston sot 35-vjetorin, Rama uron socialistët: Misioni ynë historik, Shqipëria 2030 në BE

Aktualitet

Publikuar: 12/06/2026

PS feston sot 35-vjetorin, Rama uron socialistët: Misioni ynë historik, Shqipëria 2030 në BE

Partia Socialiste feston sot  në Tiranë 35-vjetorin e lindjes së saj. Me këtë rast, kryeministri Edi Rama ka uruar çdo anëtar të partisë përmes një postimi në rrjetet sociale.

Rama thekson edhe njëherë objektivin për anëtarësimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian deri në vitin 2030.

Mirëmëngjes dhe me urimin për çdo anëtar e anëtare të familjes sonë të madhe politike, në këtë 35-vjetor të Partisë Socialiste, si edhe me bindjen e patundur në misionin tonë historik për të ngjitur Shqipërinë 2030 në majën e Europës së Bashkuar, ju dëshiroj të gjithëve një ditë të mbarë”, shkruan Rama.