Veteranët e UÇK-së, thirrje protestuesve: Mos abuzoni me flamurin tonë!

Aktualitet

Publikuar: 10/06/2026

Veteranët e UÇK-së, thirrje protestuesve: Mos abuzoni me flamurin tonë!

Organizata e veteranëve të UÇK-së, në një deklaratë të firmosur nga kryetari i saj Hysni Gucati, u bën thirrje protestuesve në Tiranë që të mos e përdorin stëmn e flamurin e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës si një ballinë e çështjes së tyre. Deklarata është publikuar në faqen zyrtare të OVL të UÇK-së.

Deklararta

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së nuk ka asnjë lidhje me individët që u shfaqën në një protestë në Shqipëri me flamurin e UÇK-së, duke pretenduar se flasin në emër të veteranëve të UÇK-së. Ky pretendim është i rremë. Nuk kemi dhënë asnjë mandat që dikush të flasë në emër tonë, pasi që ne e kemi përfaqësinë tonë në Tiranë.

Nuk pati asnjë bashkërendim dhe nuk u përfaqësua asnjë qëndrim i joni.

Stema e UÇK-së nuk është dekor politik. Është simboli i një lufte të drejtë çlirimtare të paguar me gjak, i mbajtur nga gra e burra që dhanë gjithçka për lirinë dhe shtetësinë e Kosovës. Kudo që shfaqet, mbart peshën e asaj sakrifice dhe kjo peshë nuk mund të huazohet për agjendën ditore të dikujt.

Kërkojmë që emri dhe simbolet e UÇK-së të trajtohen me integritet dhe qoftë hera e fundit që ato keqpërdoren.

Screenshot