Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka përgëzuar Kombëtaren shqiptare të femrave në futboll për suksesin historik të arritur në arenën ndërkombëtare, pasi siguroi një vend në fazën PlayOff të Kupës së Botës FIFA Brazil 2027.
Përmes një postimi të publikuar në rrjetin social Facebook, kreu i qeverisë shprehu krenarinë për arritjen e vajzave kuqezi, duke vlerësuar rrugëtimin e tyre dhe progresin e shpejtë të futbollit të femrave në Shqipëri.
“MIRËMËNGJES dhe me krenari për vajzat kuqezi që pas vetëm 16 vitesh rrugëtim, bënë histori duke siguruar një vend në PlayOff-in e Kupës së Botës, FIFA Brazil 2027, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Rama në mesazhin e tij.
Kryeministri e cilësoi këtë sukses si një moment të veçantë për sportin shqiptar dhe një dëshmi të punës, përkushtimit dhe sakrificës së sportisteve shqiptare, të cilat kanë arritur të shkruajnë një kapitull të ri në historinë e futbollit të femrave.