Më 12 qershor në orën 18:00, Partia Socialiste do të festojë ditëlindjen e saj të 35-të në Sheshin “Italia” në Tiranë.
Në atë datë dhe në atë vend pritet të mblidhen rreth 15 mijë socialistë nga e gjithë Shqipëria.
Burime për Report Tv bëjnë me dije se të gjitha strukturat e PS janë mobilizuar dhe po punojnë për të garantuar një pjesëmarrje masive në takim, që mund të përfundojë si më i madhi i organizuar ndonjëherë nga socialistët.
/shqiptarja.com