Një person ka mbërritur te Spitali i Trauma i plagosur me armë zjarri.
Mësohet se fillimisht Ardian Baloshi, 26 vjeç, ka mbetur i plagosur dhe është paraqitur për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës, por nuk ia ka dalë dhe ka ndërruar jetë në spital
Sipas informacioneve paraprake, ngjarja ka ndodhur në Kamëz.
Grupi hetimor ka nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes ndërsa detaje rreth ngjarjes priten në vijim.