Po mbahet në Tiranë protesta e 5-të kundër ndërtimit të resortit në Zvërnec. Edhe në këtë ditë të 5-të të protestës në kryeqytet, ata kërkojnë anulimin e planit për ndërtimin e një resorti luksoz në Zvërnec, që sipas qeverisë parashikohet të kapë vlerën e 4 miliardë dollarëve.
Ashtu si në 4 ditët e kaluara, qytetarët u grumbulluan filllimisht te Sheshi Skënderbej, nga ku nisën të marshojnë drejt Kryeministrisë.