Violand Braçellari, i cili vrau me armë zjarri efektivin e Forcave Shqiponja Enea Mekolli gjatë një operacioni mëngjesin e së enjtes, 4 qershor, në Maliq u dënua nga Gjykata e Shkallës së Parë në Korçë me 10 vite burg për veprën penale të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike kryer në bashkëpunim, vendim që më pas u la në fuqi edhe nga Apeli.
Ai bëri rekurs në Gjykatën e Lartë por gjykata, me një vendim që mban datën 254 janar 2024, e rrëzoi.
Sipas vendimit të Gjykatës së Lartë, të dhënë në janar 2024, Braçellari kërkoi shpalljen e pafajshëm ose kthimin e çështjes për rigjykim, duke pretenduar se provat ishin siguruar në mënyrë të paligjshme dhe se nuk ekzistonte asnjë provë direkte që e lidhte me aktivitetin kriminal.
Megjithatë, Kolegji Penal rrëzoi rekursin dhe la në fuqi vendimet e dy shkallëve më të ulëta që e kishin dënuar me 10 vite burg.
Dënimi i tij lidhet me një operacion të kryer më 29 shtator 2015 në zonën “Çezma e Senishtit” në Korçë, ku policia ndaloi dy automjete, ku në njërin ndodhej edhe Violand Braçellari.
Gjatë kontrollit të makinës u gjetën tre paketime me qese të zeza dhe doreza kirurgjikale, ndërsa personat u shoqëruan në polici.
Më pas, kontrolli i telefonit “BlackBerry” të Braçellaritzbuloi foto, video dhe biseda që sipas hetimit tregonin kultivim, tharje dhe transport të kanabisit. Policia kontrolloi edhe banesa të lidhura me të, ku u gjetën 10.8 gram mbetje kanabisi.