Pëllumb Gjoka nuk pranon akuzen: Sky ECC nuk provon asgjë ndaj meje

Politikë

Publikuar: 04/06/2026

Pëllumb Gjoka nuk pranon akuzen: Sky ECC nuk provon asgjë ndaj meje

Pëllumb Gjoka ka mohuar në GJKKO akuzat e SPAK në dosjen “Metamorfoza”, duke sfiduar prokurorinë të paraqesë qoftë edhe një komunikim të vetëm që e lidh me vrasjen e Gjin Ndojit. Biznesmeni vuri në dyshim provat e nxjerra nga Sky ECC, ndërsa i cilësoi një pjesë të pretendimeve të akuzës si “thashetheme”.

Pjesë nga dëshmia e Pëllumb Gjokës në GJKKO:
“Marrim analizën e kodeve. Për një moment, po i marrim si të vërteta, sikur kodi i pretenduar është i Behar Bajrit. Nëse e marrim të mirërqenë, në ccdo bisedë ai flet vetëm për punë dhe të giitha thëniet e tij janë kontradiktore. Në nje vend ai thotë “dua ta hek njënin, por emrin nuk ia di”. Në një tjetër bisedë, kodi i pretenduar si i tij, thotë “sa lekë me jep për Visi”. Nuk di sa i thotë ai. Njëherë thotë “e bej se janë shumë lekë”. Pastaj thotë “duan me t’vra”. Më vonë thotë “nuk vras njeri se kam fëmijë”.

Më akuzojnë për korrupsion. Po e quajmë se ai kodi në Sky është i imi. A mund ta di se për cfarë kam bërë korrupsion. Unë nuk e di për ç’episod jam. Thonë kam ndërhyrë tek dy gjyqtarë. Vetë dy gjyqtarët, thonë “nuk e njohim”. Tani, cilët janë më të besueshëm, gjyqyarët, apo kapterat që kanë zbardhur Sky” Për përgatitjen e kushteve për të vrarë Genc Tafilin, nuk ka asnjë bisedë, asnjë komunikim.

Unë nuk kam asnjë konflikt me ta. Për Ibrahim Licin e Dorian Dulin janë thashetheme sky.

Për Kleathi Musabelli është e vërtetë që kam pasur një konflikt me të. Shkojmë tek arma. Policët në shtëpi më gjetën veç një cifte me letra. Të të vijnë policët në shtëpi e për thashetheme të më fusin në burg, të fortë janë. Tani të di, për cfarë arme jam në burg, se nuk e di.

Për grupin kriminal e sqaroi avokati. Nëse kam qenë, të di me kë kam qenë. Nëse ka një komunikim mes kodit që prokurori thotë që kam pasur unë dhe atij që thotë se ka pasur Behar Bajri, ku flitet për vrasjen e Gjin Ndojit, pranoj çdo lloj akuze. Nëse ka ndonjë bisedë se ku do të rrijë makina e vrasësve” është shprehur Gjoka.