Pas zgjedhjeve ku votoi veten e tij për vijim e kontrollit të Partisë Demokratike si pronë të familjes së tij, Sali Berisha duhet të mendojë një alibi për humbjen e pritshme të radhës në zgjedhjet lokale të 2027. Berisha pritet të fabrikojë sondazhe sikur PD-ja është forcë fituese me qëllim për të mbështetur pas humbjes alibinë se zgjedhjet u vodhën nga Edi Rama. Sondazhet janë planifikuar të publikohen sistematikisht pas Kuvendit Kombëtar të PD-së ku Berisha gjoja do reformojë, fuqizojë dhe bashkojë partinë.
Për fabrikimin e sondazheve, Familja Berisha pritet të kontraktojë Dritan Neshon, i cili është i biri i Agim Neshos, i njohur si Gimi i Puros, analist në televizionin e Familjes Berisha. Dritan Nesho u shfaq disa ditë më parë në televizionin e Familjes Berisha, Syri Tv, ku u intervistua nga Çim Peka. Ky i fundit një ditë interviston në studio Gimin e Puros që parashikon gjithnjë re të zeza nga SHBA-ja për Edi Ramën, ndërsa ditën tjetër interviston të birin e Gimit të Puros.
Çim Peka e prezantoi djalin e Gimit të Puros si themelues dhe CEO i kompanisë së sondazheve HarrisX. Nesho foli mbi metodologjinë e sondazheve dhe dinamikat politike në Shtetet e Bashkuara, duke theksuar se puna e kompanisë së tij përdoret dhe referohet nga palë të ndryshme politike.
Ndërkaq, ka dyshime se Sali Berisha ka manipuluar edhe numrin e votuesve demokratë që morën pjesë për votëbesimin e tij në krye të partisë. Një burim pranë PD-së tha se në zgjedhje kanë marrë pjesë më pas se 10 mijë anëtarë të PD-së, por ky numër është manipuluar dhe bërë rreth 40 mijë, në funksion të retorikës për fuqizimin dhe ripërtëritjen e partisë.