Gjykata e Tiranës ka shpallur të pafajshëm ish Drejtorin e Emergjencave në Bashkinë e Tiranës, Aurel Boriçi dhe dy ish-zyrtarët e IMT, Sokol Qehajaj dhe Rexhina Rakipi.
Ata akuzoheshin për dyshime për abuzime me detyrën në lidhje me prishjen e një pallati në Kombinat pas tërmetit, por pa vendim të Këshillit Bashkiak.
Sipas Gjykatës, Prokuroria nuk arriti që të provojë akuzën ndaj të dyshuarve në lidhje me këtë çështje.
Ndërkohë u dënuan me 9 muaj burg, për falsifikim, Shyqyri Maloku, si dhe 6 muaj Aleksandra Mahmutllari, që sipas gjykatës konvertohet në “punë në interes publik”.
Gjykata arsyetoi se prokuroria dështoi të provojë akuzat ndaj Boriçit dhe të tjerëve, e madje nuk respektoi asnjë nga vendimet hetuese për të cilat ishte urdhëruar më parë, në një çështje e cila ishte pushuar më një herë, pikërisht sepse nuk ekzistonte vepra penale.