‘Bëj jetë modeste’, del video e Xhulja Xhekajt të PD-së në jahtin e drogës dhe një mashtrim me foton me kushërirën

Aktualitet

Publikuar: 26/05/2026

‘Bëj jetë modeste’, del video e Xhulja Xhekajt të PD-së në jahtin e drogës dhe një mashtrim me foton me kushërirën

Aktivistja e PD-së Xhulja Xhekaj ka reaguar pas lajmit të publikuar nga Prapaskena për disa foto të saj në një jaht luksoz, i cili dyshohet se është në pronësi të një trafikanti droge. Fotot vinin në dyshim kauzat e varfërisë dhe narkoshtetit, për të cilat ‘lufton’ ish kandidatja për deputete e PD-së. Përmes një video në Facebook, Xhulja Xhekaj thotë se bën një jetë modeste dhe se jahti i frekuntuar prej saj i përket ish partnerit të saj.

Në redaksinë e Prapaskenës kanë mbërritur shumë foto dhe video të zonjushës Xhulja Xhekaj, që prekin edhe persona të tjerë, por duke e konsideruar se nuk përbën ndonjë interes të madh publik në raport me shumë çështje të tjera me interes, kemi vendosur të mos investohemi në këtë aspekt, me përjashtim të kësaj video, e cila hedh poshtë pretendimin e saj për jetë modeste.

Aktivistja e PD-së publikoi edhe një foto me një vajzë, për të cilën tha se ishte kushërira e saj, me sa duket për të krijuar idenë në publik se bëhej fjalë për ish misin Suada Sherifi, për të cilën disa media të tjera kanë shkruar se ish misi e ka rrahur Xhulja Xhekajn, me pretendimin se kjo e fundit ka tentuar t’i ‘rrëmbejë’ ish burrin Eldi Dizdari, trafikant i njohur droge. Bëhet fjalë për Nada Daullja, ish kandidate për deputete e PD. Për të hedhur poshtë aludimet e mediave Xhulja Xhekaj mund të publikojë një foto me Suada Sherifin!

Ndërkaq, Xhulja Xhekaj tentoi të ushtronte presion për të fshirë lajmin për fotot e saj në jaht. Me sa duket e kanë mësuar gabim në SHQUP ose është mësuar me media që lëkunden. Zonjushë Xhekaj duhet të kuptojë dhe mësojë se Prapaskena nuk intimidohet dot as nga kryetari i partisë së saj, as nga pushteti, as nga krimi dhe as nga droga, jo më nga oborrtare periferike të SHQUP-it. Është e vërtetë që ajo nuk përbën interes publik dhe nuk i meriton këto rreshta, por nga ana tjetër jemi të detyruar t’i tregojmë se nuk përkulemi para çfarëdo lloji presioni.

Si çdo qytetar tjetër, edhe aktivistja e PD-së mund t’u drejtohet për pretendimet e saj organeve të drejtësisë. Nëse është e bindur për elemente të shpifjes, t’i drejtohet gjykatës siç edhe ka paralajmëruar, por nuk ka arsye që këtë vendim të na e komunikojë ne, pasi nuk kemi as autoritet lejimi dhe as pengimi. Kur këtë vendim personal, pra për t’ju drejtuar prokurorisë apo gjykatës, ia komunikon fillimisht medias që do të jetë objekt padie, kjo është formë presioni për të fshirë lajmin. Median e njofton organi i drejtësisë për padinë. Nuk ka arsye tjetër, përveç iluzionit për të ushtruar presion, që paditësi të njoftojë të paditurin ende pa formalizuar padinë.