Skandal / KLGJ bllokon vakancat në Apel për qoka, pazare me emërimet

Aktualitet

Publikuar: 15/05/2026

Skandal / KLGJ bllokon vakancat në Apel për qoka, pazare me emërimet

Nga Arben Llangozi

Gjykata e Apelit është e mbytur nga dosjet, qytetarët presin me vite për një vendim, ndërsa Këshilli i Lartë Gjyqësor, në vend që të plotësojë menjëherë vendet vakante, i mban ato të bllokuara në mënyrë të qëllimshme dhe korruptive.

Kjo është kapje institucionale. Qeveria e gjyqësorit po përdor vakancat si monedhë pazari, duke mbajtur peng sistemin e drejtësisë për t’i hapur rrugë emërimeve të paracaktuara, përfshirë edhe anëtarë të Komisionit të Pavarur të Apelimit.

Ndërkohë që qytetarët sorollaten dyerve të gjykatave dhe avokatët përballen çdo ditë me zvarritje absurde, KLGJ sillet sikur drejtësia është pronë private. Vendet bosh në Apel nuk janë rastësi, por mekanizëm kontrolli. Dosjet nuk vonohen vetëm nga mbingarkesa; ato vonohen sepse dikush ka interes që gjykatat të mbeten të paralizuara.

Ky është korrupsion institucional me pasoja të drejtpërdrejta mbi qytetarin, mbi avokatin dhe mbi të drejtën për gjykim brenda një afati të arsyeshëm. Kur KLGJ bllokon vakancat, ajo nuk administron drejtësinë; ajo e pengon atë.