Ky është mjeku hamshor 72-vjeç që ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren që do operohej për apandesitin, Nikolla Nunka i arrestuar më parë për korrupsion

Aktualitet

Publikuar: 11/05/2026

Ky është mjeku hamshor 72-vjeç që ngacmoi seksualisht 21-vjeçaren që do operohej për apandesitin, Nikolla Nunka i arrestuar më parë për korrupsion

Arrestohet kirurgu 72-vjeçar, Nikolla Nunka në Korçë. Arrestimi është bërë pas kallëzimit të një vajze 21 vjeçare ndaj mjekut kirurg. Sipas informacioneve, 21-vjeçarja ishte dërguar në urgjencë për shkak të dhimbjeve të barkut e të vjellave ndërsa pas kontrolleve mjekësore, është vendosur që të kryejë ndërhyrje për apandesit.

Sipas kallëzimit të vajzës, thuhet se mjeku 72 vjeçar si kirurgu i saj, e ka ngacmuar seksualisht duke e prekur në pjesë intime me pretendimin e kontrollit mjekësor. 21-vjeçarja ndodhet e shtruar në spitalin e Korçës, ndërsa i është marrë kallëzimi nga policia e Korçës, ku më pas është bërë shoqërimi dhe arrestimi i 72-vjeçarit, Nikolla Nunka.

Mjeku Nikolla Nunka nuk është një emër panjohur për drejtësinë. Nunka, së bashku me mjekun reanimator të spitalit të Pogradecit Ismail Uzuni, u arrestuan në 11 tetor të vitit 2013, për akuzën e korrupsionit, pasi u merrnin pacientëve shuma të ndryshme parash në këmbim të shërbimeve shëndetësore.