53-vjeçari u dhunua barbarisht, policia e Lezhës hetime intensive, sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

Aktualitet

Publikuar: 11/05/2026

53-vjeçari u dhunua barbarisht, policia e Lezhës hetime intensive, sekuestron pamjet e kamerave të sigurisë

Policia e Lezhës ka reaguar lidhur me ngjarjen e ndodhur rreth orës 22:00 të datës 9 maj 2026, në autostradën “Mamurras–Laç”, pranë kryqëzimit të Sanxhakut, ku persona ende të paidentifikuar kanë goditur me sende të forta shtetasin S. T., 53 vjeç, banues në Lezhë, duke i shkaktuar dëmtime në trup.

Nën drejtimin e Prokurorisë, grupi hetimor ka nisur veprimet intensive për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorëve.

Policia ka sekuestruar pamjet filmike të kamerave të sigurisë në një territor të gjerë dhe po kryen një sërë veprimesh të tjera hetimore.

Hetimet pritet të ndihmojnë në përcaktimin e dinamikës së sulmit dhe në identifikimin e personave të përfshirë.