Kush fshihet pas Dae Yeol Ohm? Përlau 49 mijë m2 objekte të Albpetrol për 60 vite, si u favorizua kompania koreane

Kryesore

Publikuar: 10/05/2026

Kush fshihet pas Dae Yeol Ohm? Përlau 49 mijë m2 objekte të Albpetrol për 60 vite, si u favorizua kompania koreane

Dokumenta që vërtetojnë se pazari mes kryeministrit Edi Rama dhe biznesmenit korean Dae Yeol Ohm ishte bërë paraprakisht…

Në muajin janar 2012, kur qeveria “Berisha-Meta” filloi procedurën për shitjen e “Albpetrol”, Edi Rama dhe grupi parlamentar i PS-së e quajtën vjedhje e krim ekonomik ndaj pasurive strategjike të sigurisë kombëtare, dhe me të drejtë i kërkuan gjykatës anulimin e procesit të privatizimit.

Por pas ardhjes së PS-së në pushtet, kryeministri Edi Rama filloi ta copëtonte “Albpetrol”-in dhe i dhuroi një bazë prodhuese të saj një kompanie të huaj private, madje jashtë vendeve të Bashkimit Europian.

Sipas vendimit të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation” me pronar shtetasin Dae Yeol Ohm, i është dhënë falas për 60 vjet e pa taksa, ndërmarrja “Baza e Tubave” me sipërfaqe 49 mijë e 347 m² në Zhupan të Fierit, pjesë e kompanisë “Albpetrol”.

Kjo pasuri shtetërore i është hequr kompanisë “Albpetrol” dhe iu dhurua me Vendim Nr. 14/3, datë 12 shkurt 2019, nën maskën e statusit “Investitor Strategjik”, por duke përdorur skemën e kontratës “1 Euro”.

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të

Ky vendim është firmosur nga Edi Rama dhe formalisht në grup nga ish-zv/kryeministri Erion Braçe, ish-ministrat Anila Denaj, Belinda Balluku, Blendi Klosi, Bledi Çuçi dhe nga ish-Avokati i Shtetit, Artur Metani, aktualisht Drejtues i Këshillit të Lartë të Drejtësisë.

Kryeministri Edi Rama ia ka dhënë për ndërtimin e një fabrike për prodhim pjesësh të sistemeve të instalimeve elektrike të automjeteve për kompanitë e huaja, me vlerë investimi 6.4 milionë Euro.

Pavarësisht se quhet “Investim strategjik” dhe objektet i janë dhënë me kontratë “1 Euro” për 60 vjet falas, prodhimet e kësaj fabrike koreane nuk sjellin asnjë përfitim për ekonominë shqiptare, madje për 60 vjet nuk do të paguajë asnjë taksë dhe as 1 cent fitim në arkën e Shtetit Shqiptar.

Dokumenta që zbulojnë pazarin paraprak të Edi Ramës me koreanin Dae Yeol Ohm:

Vendimi nr. 14/3 i Komitetit të Investimeve Strategjike është miratuar më 12 shkurt 2019, ndërsa Vendimi nr. 70 i qeverisë për lidhjen e kontratës mes Ministrisë së Ekonomi-Financave dhe kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”, është miratuar më 13 shkurt 2019.

Me Vendim Nr. 333, datë 6 qershor 2018, ndërmarrja e quajtur “Baza e prodhimit të Tubave” në “Albpetrol” është shpallur “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik”.

Ndërsa firma koreane “Yura Corporation Albania”, me aktivitet në objektet e “Albpetrol”, është regjistruar në Qendrën Kombëtare të Biznesit më 27 maj 2018, pra, 10 ditë para se të shpallej “Zonë me përparësi zhvillimi ekonomik” dhe 20 muaj para miratimit të vendimeve të qeverisë, fakte që provojnë se është bërë pazar paraprak me shtetasin korean.

Si ia dhuroi Edi Rama 49 mijë m² objekte të

Përveç sipërfaqes 49 mijë e 347 m² truall e objekte shtetërore, kryeministri Edi Rama udhëroi që me fondet e shtetit t’i bëheshin këto favore kompanisë koreane “Yura Corporation Albania”:

Kompania “Albpetrol”, Kadastra, Bashkia, OSHEE dhe Ujësjellësi-Fier, t’i pastronin mjedisin e investimit të fabrikës, t’i hipotekonin pronën dhe t’i ndërtonin rrjetin e furnizimit me energji, ujë e rindërtim rruge.

Ndërsa me Vendim Nr. 20, datë 28 janar 2025 të Këshillit Kombëtar të Territorit, të firmosur nga Edi Rama, kompanisë koreane “Yura Corporation Albania” në Fier i është dhënë leja e ndërtimit për një shtesë të fabrikës brenda Albpetrol, kur shtesa është ndërtuar para 5 vitesh./Pamfleti