Protesta e PD, Kokalari falenderon demokratët: Bravo që braktisët Berishën

Politikë

Publikuar: 09/05/2026

Protesta e PD, Kokalari falenderon demokratët: Bravo që braktisët Berishën

Evi Kokalari, aktiviste shqiptaro-amerikane, e cila nuk u lejua të garojë për postin e kreut të PD-së, pasi nuk plotësonte kriteret, sipas njoftimeve zyrtare nga struktura që kalon në sitë kandidaturat, ka reaguar lidhur me protestën e zhvilluar pasditen e së premtes në Tiranë.

Disa orë para protestës, Kokalari i drejtonte një thirrje demokratëve që të braktisnin mbështetjen për Sali Berishën, ndërsa pas saj, në një postim në rrjetet sociale ajo i përgëzon ato që nuk dolën në tubimin e thirrur nga PD.

Sipas Kokalarit, mospjesëmarrja në protestë e demokratëve ishte një mesazh që iu dha jo vetëm Berishës, por edhe të gjithë atyre që luftojnë për të nxjerrë opozitën nga kthetrat e atyre që i konsideron monstra.

Bravo demokratë. Më pak se 100 veta në protestën e Berishës sot.

Keni dhënë një super mesazh jo vetëm Berishës, por edhe neve që po bëjmë luftën për ta nxjerrë opozitën nga kthetrat e këtyre monstrave.

Ja, kjo është shpresa për shpëtimin e vendit!!

Dashuri për të gjithë ju që qëndruan në shtëpi sot”, shkruan Kokalari në mesazhin e saj.