Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

Politikë

Publikuar: 14/07/2026

Ermal Hasimja mbështet sulmet ndaj turizmit: “Nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative”

Pronari dhe administratori i shkollës private “Ernest Koliqi” në Tiranë, Ermal Hasimja, u ka dalë në krah pjesëtarëve të protestës që kanë bërë review negative ndaj një sërë biznesesh, lista e të cilave u shpërnda nga drejtuesit e protestës në Tiranë, ku bën pjesë dhe ai.

Arsyetimi i Hasimes është se “nga ana juridike nuk shoh se si mund të akuzohen ata që bënë review negative në listën e vogël të bizneseve të konsideruara si të lidhura me qeverinë. ‘Sulmi’ ndaj tyre ishte i njëkohshëm dhe i ftuar publikisht, por jo i organizuar. Çdo individ ka vepruar sipas ndërgjegjes së tij. Ka organizim, p.sh., kur një pushtetar detyron administratën publike të sulmojë me profile fallco kundërshtarë të qeverisë. Prandaj ideja e penalizimit është qesharake.”

Hasimja është një hap më afër së vërtetës kur pranon se sulmi është bërë nga një thirrje publike, pra pranon që ata nuk janë klientë hotelesh apo restorantesh, por protestues në Tiranë. Por sistemi i review-ve nuk është bërë për sondazhe publike politike, por për shërbimet e turizmit. Kur Google vendos review, nuk i vendos për të kuptuar a e adhuroni Ermal Hasimen meqë ka syze të trasha apo Arlind Qorrin që i ka të holla. Pyetja është se çfarë shërbimesh turistike merr.

Dhe kamikazët e orientuar nga drejtuesit e protestës padyshim që kanë bërë një akt terrorist, por që nuk i ka dëmtuar bizneset, pasi i ka mbërritur në finale Google. Ata kanë dëmtuar vetëm drejtuesit e protestës, pasi u kanë treguar shqiptarëve se ç’do të thotë ta lësh Shqipërinë në duart e këtyre plehrave.

Përfytyro tani që Edi Rama, me kriterin politik të Ermal Hasimes, t’u bëjë thirrje 800 mijë patronazhistëve, siç i quan ai anëtarët e PS-së që votojnë Edi Ramën, të lënë review negative për shkollën e Ermal Hasimes https://maps.app.goo.gl/r6C9dtmuMa7U9Q2q7 dhe të thonë se është legjitime se bashkëpunon me terroristë.

Shyqyr që shqiptarët nuk janë të gjithë si Ermal Hasimja, Arlind Qorri, Gjergj Erebara, Andi Bushati dhe gjithë frymëzuesit e tjerë të akteve terroriste mbi biznesin dhe i lënë këta të lirë të bëjnë biznes në Shqipëri, të bëjnë miliona dhe të kenë edhe të drejtë të shkatërrojnë ata që nuk janë dakord politikisht me ta.

Ndryshe do të ishim në luftë civile tani.