Protesta e radhës para apo pas 23 majit? Berisha pa plan: Do ta shohim

Kronike

Publikuar: 08/05/2026

Protesta e radhës para apo pas 23 majit? Berisha pa plan: Do ta shohim

Pas mbylljes së protestës Berisha ka folur jashtë selisë së PD.

“Mirënjohje të pakufishme për të gjithë ju që të ditë shiu latë çdo gjë dhe si elitë e guximshme e kombit dolët në shesh për tu përballur me regjimin.

Ne jemi në këtë betejë me moton e hershme të shqiptarëve ‘ja të vdesim ja të rrojmë për liri’. Beteja jonë është betejë për dinjitetit e çdo shqiptari”, tha Berisha.

Berisha u pyet edhe për një datë për protestën e radhës.

“Do ta shohim, nuk kam një përgjigje. Edhe nëse bëhet para zgjedhjeve në PD, kjo nuk ka lidhje”, tha Berisha.