Antetati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite për Julian Meçaj

Politikë

Publikuar: 08/05/2026

Antetati ndaj ish-prokurorit Arjan Ndoja/ SPAK kërkon burg përjetë për Plaurent Dervishaj dhe 35 vite për Julian Meçaj


SPAK ka kërkuar burg përjetë për Plaurent Dervishajn, ndërsa për Julian Meçen ka kërkuar 35 vite burg.

Të dy akuzohen për atentatin ndaj ish Prokurorit Arjan Ndoja në Durrës në vitin 2019.

Ngjarja ndodhi më 1 nëntor të vitit 2019 në autostradën Tiranë-Durrës në afërsi të mbikalimit të Shkozetit.

Gjatë këtij atentati Ndoja ishte në automjet me një person me precedentë penalë, të njohur si i “forti i Sukthit”,  Aleksandër Laho (alias Pëllumb Muharremi) i njohur si ‘Rrumi i Shijakut’, dhe me Andi Malokun, ish-punonjës i policisë në komisariatin e Krujës, shofer i prokurorit, i cili mbeti i vdekur.