Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti! 66-vjeçari, kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI)

Aktualitet

Publikuar: 07/05/2026

Atentat në Sarandë/ Ekzekutohet me plumb në kokë pronari i një karburanti! 66-vjeçari, kryetar i Shoqatës Çamëria (EMRI)

Një atentat me armë zjarri raportohet të ketë ndodhur mbrëmjen e sotme në Gjashtë të Sarandës. Sipas informacioneve paraprake, viktimë ka mbetur pronari i një karburanti i identifikuar si Rexhep Ismaili 66 vjeç, i cili ka marrë një plumb në kokë. 

Ngjarja ka ndodhur pranë pikës së karburantit në pronësi të 66-vjeçarit. Rezulton se Rexhep Ismaili është dhe kryetar i Shoqatës Çamëria, dega Sarandë.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur forca të shumta policie ndërsa rrethanat e vrasjes vijojnë të jenë të paqarta.