I dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës, arrestohet 34-vjeçari Aurel Deliu

Kronike

Publikuar: 06/05/2026

I dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës, arrestohet 34-vjeçari Aurel Deliu

Forcat “Shqiponja” kanë arrestuar në Rinas 34-vjeçarin Aurel Deliu, banues në Nikël, i dyshuar si pjesë e grupit të Marklen Hakës.

Ai u kap duke lëvizur me automjet, ndërsa kishte me vete një armë zjarri pistoletë. Burime për Report Tv bëjnë me dije se i riu ndodhej në shoqërinë e një personi tjetër në momentin kur u ndalua për kontroll nga forcat “Shqiponja”.

Aurel Deliu është person me precedent penal dhe i skeduar më herët nga policia. Në vitin 2021, ai është arrestuar në Tiranë së bashku me një tjetër person, ndërsa dy të tjerë u shpallën në kërkim, pasi nuk iu bindën urdhrit të policisë për kontroll.

/Shqiptarja.com