Edmond Spaho: Nuk jam kërcënuar nga njerëzit e Berishës, Facebook-un e kam mbyllur për arsye të tjera, do vijoj me qëndrimet kritike

Aktualitet

Publikuar: 06/05/2026

Edmond Spaho: Nuk jam kërcënuar nga njerëzit e Berishës, Facebook-un e kam mbyllur për arsye të tjera, do vijoj me qëndrimet kritike

Ish deputeti i PD-së Edmond Spaho mohon të jetë kërcënuar nga njerëz të inkriminuar pranë Sali Berishës pas një statusi në Facebook, ku edhe pse nuk lakonte emra konkretë, reagimi i tij u lexua si një mesazh për kryetaren e degës nr. 9 të PD-së në Tiranë, Eda Grimci. Profesor Spaho shkruan përmes një e-maili se nuk është kërcënuar dhe se profilin e tij në Facebook e ka mbyllur për arsye të tjera. Spaho shton se do të vijojë të mbajë qëndrime kritike për zhvillimet në PD për sa kohë këto zhvillime nuk përputhen me bindjet e tij për demokracinë e brendshme në këtë parti.

Reagimi i plotë i Edmond Spahos

Lexova sot nje postim ne portalin tuaj ku informoni publikun qe Edmond Spaho eshte kercenuar nga njerez te inkriminuar prane rrethit te Sali Berishes.

Ku postim i juaji eshte teresisht i pavertete dhe fund e krye i pabazuar.

Po ju sqaroj qe llogarine time ne FB e kam mbyllur perkohesisht per arsye qe nuk kane te bejne me cfare ju supozoni.

Eshte e vertete qe ju kam kerkuar juve te hiqni nje postimin tim nga faqja juaj pasi ju kishit shtuar emra dhe te dhena te tjera te cilat nuk jane pjese e postimit tim.

Ju siguroj qe qendrimet e mia kritike ndaj zhvillimeve ne PD, do te vazhdojne edhe ne te ardhmen, sa kohe qe keto zhvillime nuk perputhen me bindjet e mia per demokracine e brendeshme ne kete parti.

Kerkoj qe cka po ju shkruaj ta publikoni ne portalin tuaj.