Të shënjestrosh Emiratet e Bashkuara Arabe, një vend që përfaqëson paqen, progresin, stabilitetin dhe partneritetin përtej feve, racave, gjuhëve dhe rajoneve, nuk është vetëm një sulm ndaj një vendi, por një sulm ndaj vetë mundësisë së paqes dhe sigurisë në Gjirin Persik dhe shumë më gjerë.
Qëndrojmë në solidaritet të plotë, me udhëheqjen, popullin dhe mbrojtësit e Emirateve të Bashkuara Arabe. Ata që kërkojnë të terrorizojnë kombet e lira përmes raketave dhe intimidimit duhet ta dinë se akte të tilla vetëm sa thellojnë izolimin e tyre dhe forcojnë vendosmërinë e atyre që qëndrojnë për sovranitetin, sigurinë dhe paqen globale. Irani duhet të mbahet plotësisht përgjegjës për këtë përshkallëzim të rrezikshëm dhe, para së gjithash, për hir të vetë popullit të tij, i cili mbetet peng i një regjimi që qeveris me instinktet e Epokës së Gurit, duke e tërhequr një komb të lashtë gjithnjë e më thellë drejt izolimit, terrorit dhe vetëshkatërrimit”, shkruan kreu i qeverisë.