Kryetari i PD, Sali Berisha mbërriti në SPAK në zbatim të masës “Detyrim paraqitjeje.” Përpara gazetarëve, ai vijoi me akuzat kundrejt ish-kreut të SPAK, Altin Dumanit duke e quajtur si “armik të egër të pluralizmit politik, mercenar i Edi Ramës dhe narkoregjimit të tij, drejtësia vonon, por nuk të harron”, tha Berisha.
Mes të tjerash, Berisha vijoi me akuzat për Irena Gjokën duke e quajtur “Irena me 5 mbiemra” dhe se dosja hetimore për të është hapur nga Dumani me qëllimin për ta mbrojtur. Sipas tij, gjyqtarja e ka qëndruar 3 herë pasaportën.
“Ndërrimin e mbiemrave dhe pasaportave e ka profesion, tha Berisha për gjyqtaren.
Gjatë paraqitjes në SPAK ku shkëmbeu edhe një komunikim me gazetarët, Berisha nuk u tërhoq nga sulmet ndaj medias.
E kam mision, unë vazhdoj me misionin tim dhe siç luftoj mafien më të rrezikshme, Edi Ramën shtetërore, do të luftoj edhe mafian e fjalës së lirë.