Gjatë kohës kur Lulzim Basha ishte në krye të PD-së, rezulton që rreth 100 biznesmenë, të cilët përfitonin para dhe pasuri publike nga qeveria e Edi Ramës, paguanin një haraç mujor tek k7mati i Bashës, Erion Isufi, kryesisht përmes kompanisë të tij Landmark Communications. Isufi nuk ofronte ndonjë shërbim. Thjeshtë oligarkët i kalonin paratë në llogari për shërbime fiktive, duke blerë kësisoj heshtjen e opozitës për aferat e tyre me qeverinë në zhvatjen e pasurive dhe parave publike.
Edhe pse dhjetëra milionë euro kalonin në llogarinë e kompanisë, Isufi deklaronte fitime minimale, duke i imvestuar paratë që u merrte oligarkëve në pasuri të paluajtshme. Ndërkaq, pasi Sali Berisha shkarkoi dhe përzuri Lulzim Bashën nga PD-ja në fund të vitit 2021, biznesmemët ndërprenë pagesat për kunatin e Bashës, ndërsa nisën të paguanin tek Shkëlzen Berisha, në këmbim të mospërgojimit të tyre nga Sali Berisha.
Pse biznesmenët paguan Erion Isufin?
Së pari, disa nga biznesmenët që i kanë dhënë qindra mijëra euro Erion Isufit, rezulton se kanë përfituar prona publike dhe tendera kur kunati i tij, Lulzim Basha drejtonte Bashkinë e Tiranës. Në këtë formë ata kanë paguar tarifën e korrupsionit.
Së dyti, biznesmenët paguanin tek kunati i Bashës në këmbim të heshtjes së opozitës së drejtuar nga Basha për aferat e tyre korruptive me pushtetin. Mund të konsiderohet edhe si taksa e heshtjes. Në të njëjtën e formë operon sot edhe Sali Berisha në krye të PD-së.
Së treti, biznesmenët dhe të ashtuquajtur oligarkë paguanin haraç tek kunati i Bashës për të patur një raport klientelist me opozitën nëse kjo e fundit do të vinte në pushtet.
Po kush janë oligarkët që paguanin haraç mujor te Erion Isufi?
Oligarku Bashkim Ulaj, përfituesi më i madh i pasurive dhe parave publike, rezulton se i ka dhënë qindra mijëra euro kunatit të Lulzim Bashës, Erion Isufit. Paratë kanë kaluar nga kompania Gener2 e Bashkim Ulajt në kompaninë Landmark Communications të Erion Isufit.
Lorent Gordi, administrator i Philip Morris Albania në Shqipëri, ka kaluar miliona euro në llogari të kompanisë së Erion Isufit. Tek Erion Isufi rezulton se ka paguar haraç edhe kreu i FSHF-së, Armand Duka, përmes kompanisë AIBA Company.
Biznesmeni Fatmir Kuçi, pronar i Victoria Invest, përfitues i tenderave publikë, ka kaluar mijëra euro në llogarinë e kompanisë së Erion Isufit, Landmark Communications. Kuçi ka bërë dhuratë Lulzim Bashës edhe një makinë luksoze. Edhe biznesmeni Arben Babameto, përmes kompanisë Teuta shpk ka paguar haraç te Erion Isufi, i cili rezulton se ka ‘notuar’ në para kryesisht produkt i aferave korruptive me pasuritë dhe paratë publike.
Biznesmeni Gerond Çela, përfitues i pronave publike dhe koncensioneve, ka paguar Erion Isufin përmes kompanisë Brunes. Kunati Bashës është paguar edhe nga biznesmenët Lirim Fezollari përmes Tobacco Holding Group, nga Vilma Antoni, Emond Shahini përmes Mektrin Motors, Bledar Shella përmes Societe Generale Albania, Bashkim Shallapërmes Tis Park, investitori strategjik Ilir Shyti përmes Agrocon, Neritan Dojaka përmes Alba Elekttrica, Piro Angjeli përmes Ansig, Ardian Dushajpërmes Ashel, Irfan Hysenbelliu dhe Luan Bregasi përmes Birra Tirana, Aredi Sado përmes Deccop Distribution, Dritan Bellaj përmes Euroalb, Arben Meskuti i bandës së mikrokredive, etj.
Kunati i Bashës ka marrë pagesa edhe nga Amarildo Ademi, Manjola Afezolli, Vajdije Duka, Ronis Kraja, Muharrem Kokona, Redi Panariti, Lulzim Zaimi, Lenica Mërkuri, Jonida Prizreni, Jetmira Lleshi, Jani Petro, Ermir Krasniqi, Erin Reka, Enejda Gjini, Enea Reka, Emiljan Pira, Marglen Skëndi etj.
Erion Isufi, përmes kompanisë Landmark Communications ka përfitur qindra mijëra euro edhe nga subjekte të tjera si;
Albtelekom
Vip Saloti
Word Vision
Alb Siguracion
Albcrome
Almark
NBG Bank
Birra Korça
Brandfield
Berlini 95 shpk
Bucaj shpk
Centry 21 Albania
Concord Investment
Consulcesi Service shpk
Dajti Ekspres
Novartis
Neptun
MSA Constrution
Mini invest Albania
Real Grupe
Sigma
Dekoll shpk
Teg
Suart shpk
Sava Tours
Stefani & CO
Swisscontact
Tonucci Partners Albania
Vision Fund albania
Veranda shpk
VCAG d.o.o.
Unit Women Albani
RFZ Building
Restret shpk
Rea’s shpk
ICDA
Elka sha
Elle shpk
Edil Al-IT shpk
Eco Market
BSB Fashion
DOOGEE HOLDINGS LIMITED
Era 2000 shpk
Enk Invest Group
Hap center
Go Tech shpk
Focus Media
Luna Marketing
Kid Zone shpk
Luarasi shpk
Mini Invest Albania
Porche Albania etj
Si falimentoi Erion Isufi pasi Berisha përzuri Bashën nga PD-ja?

Në vitin 2021, kur Lulzim Basha ishte në krye të PD, një nga kompanitë e kunatit të tij Erion Isufi, Landmark Communications, rezulton me rreth 70 mijë euro fitim. Në vitin 2024, kur Lulzim Basha kishte ikur si kryetar i opozitës, kompania Landmark Communications rezulton me rreth 450 mijë euro me humbje.

Drejt falimetimit rezultojnë edhe kompanitë e tjera të Erion Isufit pasi Lulzim Basha humbi drejtimin e opozitës. Në vitin 2021, kompania Landmark Technologies e Erion Isufit rezulton me 150 mijë euro fitim. Në vitin 2023, pasi Lulzim Basha ishte shkarkuar si kryetar i PD-së, kompania Landmark Technologies rezulton me 150 mijë euro humbje.


Disa kompani Erion Isufi i ka pezulluar pasi kunati i tij Lulzim Basha u largua nga drejtimi i PD duke humbur influencën mbi biznesmenët dhe oligarkët që i paguanin kunatin. Erion Isufi ka themeluar kompaninë Landmark Premium Print në vitin 2009. Kompania rezultonte me fitim deri në vitin 2021. Isufi ka vendosur pezullimin e kompanisë në vitin 2023.

Në vitin 2016, Erion Isufi ka themeluar kompaninë e reklamave BLACKSHEEP bashkë me Rezart Nita. Kompania është pezulluar në vitin 2018. Po në vitin 2018, Erion Isufi ka themeluar kompaninë e marketigut HR Solutions, të cilën e ka çrregjistruar në vitin 2023.

Erion Isufi është aksioner me 50 % të aksioneve edhe në kompaninë RENO ALBANIA, me objekt tregeti me shumicë dhe pakicë të konfeksioneve. Kompania rezulton se nuk ka dorëzuar bilance në tatime prej 10 vitesh. Isufi është aksioner edhe në kompaninë NEC shpk me objekt veprimtarie menaxhim dhe administrim të bareve, restoranteve, palestër etj. Kompania është themeluar në vitin 2021 dhe pezulluar në vitin 2025.

Megjithatë, Erion Isufi ka vijuar të blejë pasuri me vlerë miliona euro. Kunati i Bashës ka blerë me 1.5 mijë euro m2 në “Lion Residence” pranë Parkut të Liqenit, ndërkohë që vlera reale është 5 deri në 8 mijë euro m2. Isufi ka blerë 2143 m2 sipërfaqe njësi tregëtare për 4.6 milionë euro. Vlera reale është mbi 15 milionë euro. Kjo lëvizje ngre dyshime të forta për pastrim parash.

(Stela Dhami)
Kompania e shitblerjes së pasurive të paluajtshme Colliers International dyshohet se shërben si lavatriçja kryesore e Erion Isufit për qarkullimin dhe pastrimin e parave. Drejtoreshë e kompanisë Colliers International është bashkëshortja e Erion Isufit, Stela Dhami, një nga linjat kryesore të pastrimit të dyshuar të parave në pasuri të paluajtshme. Për rolin e kompanisë Colliers International në pastrimin e parave të Erion Isufit ka edhe një procedim penal në SPAK.