Dy ditë më parë ra në sy fakti se asnjë eksponent i lartë i Partisë Demokratike nuk e mbështeti Ilir Metën në kërkesat e tij për daljen nga kafazi i xhamtë dhe transmetimin live të seancave të gjyqit, por edhe nuk foli ndonjë fjalë solidarizuese për gjendjen e ish Presidentit pas fotove që qarkulluan në rrjet.
Si përgjigje pas kritikave për këtë heshtje ndaj Metës, sot Partia Demokratike kishte ngarkuar Balliun junior t’i shkonte për mbështetje në burg kreut të Partisë së Lirisë.
Balliu tha se ishte informuar nga Meta se prej 18 mujash nuk po lejohet të takojë as prindërit e sëmurë, ndërsa qelia ku qëndron është e vetmja që nuk ka sinjalizues për të kërkuar ndihmë. Kësaj here, Balliu nuk harroi të thoshte se seancat e gjyqit ndaj tij duhet të bëhen publike.