Dosja ‘Veliaj’/ Ndreca: 35 fashikuj me prova digjitale të pahapura, mbrojtjes nuk iu vunë në dispozicion

Politikë

Publikuar: 27/04/2026

Dosja ‘Veliaj’/ Ndreca: 35 fashikuj me prova digjitale të pahapura, mbrojtjes nuk iu vunë në dispozicion

Avokati i Erion Veliajt, Plarent Ndreca, deklaroi sot në gjykatën e themelit se në të paktën 35 fashikuj ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe, për rrjedhojë, të paanalizuara dhe të pavlerësuara nga gjykata e seancës paraprake.

Njëkohësisht, për shkak se këto materiale nuk janë hapur, asnjë prej tyre nuk i është vënë në dispozicion mbrojtjes gjatë asaj faze proceduriale.

“Janë 35 fashikuj, ndodhen prova digjitale (CD/USB), të cilat rezultojnë të pahapura dhe, për rrjedhojë, të paanalizuara dhe të pavlerësuara nga gjykata e seancës paraprake. Njëkohësisht, për shkak se këto materiale nuk janë hapur, asnjë prej tyre nuk i është vënë në dispozicion mbrojtjes gjatë asaj faze procedurale”, tha Ndreca.