Përlau 5 milionë euro tendera, biznesmeni Eduart Çela kërkohet për mashtrim me pasoja të rënda

Krim & Korrupsion

Publikuar: 22/04/2026

Përlau 5 milionë euro tendera, biznesmeni Eduart Çela kërkohet për mashtrim me pasoja të rënda

Një kompani me emër të ngjashëm me një pasword ka përfituar mbi 5 milionë euro nga buxheti e shtetit me tendera të dyshimtë dhe befas ka pezulluar aktivitetin pasi ka përthithur edhe një kompani tjetër me aktivitet të dyshimtë. Bëhet fjalë për komapninë e projektimit dhe supervizionit 47 EK 79 shpk, ndryshuar në 47 EK 79 & ILIRIADA P.K.S shpk.

Kompania me emët të çuditshëm është themeluar nga Eduart Çela në vitin 2008. Para se të pezullohej në vitin 2024, kompania e Eduart Çelës ka marrë e vetme mbi 5 milionë euro pagesa nga buxheti i shtetit për mbikqyrjen e ndërtimit të disa veprave publike. Tenderat i ka përfituar kryesisht nga Autoriteti Rrugor Shqiptar, Fondi Shqiptar i Zhbillimit dhe Bashkia e Tiranës.

Para pezullimit të aktivitetit, biznesmeni Eduart Çela e kishte kaluar kompaninë në emrin e të afërmve të tij. Pas pezullimit të kompanisë, Çela nisi të humbiste gjurmët. Sipas burimeve, disa persona po e kërkonin biznesmenin, disa për shkak të marrëveshjeve të mbetura pezull, disa për premtime të pambajtura dhe të tjerë sepse Çela u kishte para borxh.

Teksa biznemsni ka humbur gjurmët, disa persona e kanë kallëzuar në polici për mashtrim me pasoja të rënda. Pas administrimit të kallëzimeve penale, edhe policia mësohet se nuk ka mundur të kontaktojë biznesmenin për të dhënë versionin e tij. Dyshimet shtohen pasi emri i biznesmenit rezulton në dosjen e mashtrueses së famshme, noteres Rezarta Koçi e arrestuar dhe më pas dënuar në vitin 2022 me 12 vite burg për mashtrim me pasoja të rënda, vjedhje dhe shpërdorim detyre.