Zgjedhjet për kryetar të PD në Kurbin: Votues 784, fletë votimi të gjetura në kuti 1500

Kryesore

Publikuar: 20/04/2026

Zgjedhjet për kryetar të PD në Kurbin: Votues 784, fletë votimi të gjetura në kuti 1500

Ky është procesverbali i zgjedhjeve për kryetar të Partisë Demokratike në Kurbin. Ajo që bie në sy është se në zgjedhje kanë marrë pjesë 784 votues, por në kuti janë gjetur 1500 fletë votimi.

Nuk dihet nëse komisionerët e kanë bërë matematikën gabim apo dikush ka mbushur kutinë. Asnjëra prej të dyjave nuk është çudi!

Në këtë degë, fitues u shpall Edmond Shkoza me 517 vota, përballë Vilson Bitrajt që mori 249 vota.

/Shqiptarja.com