Bllokohet çokokrem me salmonelë: Alarmi u dha nga sistemi europian i sigurisë ushqimore

Aktualitet

Publikuar: 20/04/2026

Bllokohet çokokrem me salmonelë: Alarmi u dha nga sistemi europian i sigurisë ushqimore

Nëse keni blerë këtë  krem lajthie me kakao  Autoriteti Kombëtar I Ushqimit iu bën thirrje ta ktheni në pikën ku e keni marrë.

Shqipëria sipas AKU është njoftuar nga  sistemi i njoftimit të shpejtë për ushqimin se  në  këtë product me origjinë nga Gjermania është gjetur  salmonelë  një  bakter që rrezikon shëndetin e njeriut. Ai shkakton  diarre, ethe dhe  dhembje barku.

Kremi i lajthisë ‘nudossi hazelnuss nougat crème’ me paketim 300 gram mban datën e skadencës  18. 9. 2026 dhe  26. 8. 2026.

Aku thotë se nga verifikimet e kryera pas sinjalizimit të autoriteteve europiane  ka bllokuar  për të dy lotet  rreth 18.3 kg  të tij, përkatësisht  15 kuti me datën e parë të skandencë dhe 46  kuti me datën e dytë.

Produkti i  bllokuar do të asgjësohet. Ndërkohë Autorietit Kombëtar i Ushqimit deklaron se  8.7 kg  e këtij kremi lajthie me kakao është blerë nga konsumtarët.