Berisha tha se mbi protestuesit u hodh helm që përdoret kundër arinjve, spraji i hedhur nga policia i certifikuar në Gjermani

Kryesore

Publikuar: 18/04/2026

Berisha tha se mbi protestuesit u hodh helm që përdoret kundër arinjve, spraji i hedhur nga policia i certifikuar në Gjermani

Spraji me piper në foto u përdor nga Policia e Shtetit për shpërndarjen e protestuesve në tubimin e së premtes së PD.

Mdeli TW1000 RSG është një nga pajisjet më të përhapura për forcat e rendit në Bashkimin Evropian. Ai prodhohet në Gjermani nga kompania Hoernecke, e cila furnizon policinë dhe ushtrinë prej dekadash.

Ky spraj është i certifikuar sipas Udhëzimit Teknik Gjerman për pajisjet irrituese, që është standardi më i lartë i sigurisë dhe efikasitetit për policitë në BE.